Rifitoni Lirine e Levizjes ne Kohe Rekord, me ane të Dekompresimit Spinal, pa Dhimbje dhe pa Nderhyrje Kirurgjikale.

A te ka kufizuar dhimbja e shpines apo qafes ne perditshmeri?

Dhimbja e shtylles kurrizore, qofte ne mes, ne qafe apo ne pjesen e poshtme te shpines nuk eshte thjesht nje shqetesim fizik.

Ne fakt degjenerimi i shtylles kurrizore eshte nje proces i pashmangshem I cili ndikon ne menyren si leviz, si punon, si pushon dhe madje edhe ne gjumin tend.

Me kalimin e kohes, dhimbja kronike e shpines mund te te pengoje te kryesh aktivitetet me te thjeshta te perditshme si te perkulesh, te ngrihesh, te ulesh apo te mbash pesha duke te kufizuar ndjeshem cilesine e jetes.

Me siguri ke provuar te kryesh seanca fizioterapie apo te perdoresh medikamente qetesuese, por rezultatet shpesh jane te perkohshme. Dhimbja rikthehet, e bashke me te vjen nje ngarkese psikologjike e cila te ben te mendosh se zgjidhja e vetme eshte nderhyrja kirurgjikale. Shpesh here mjeket para se te sugjerojne nderhyrjen kirurgjikale sugjerojne trajtimin me Injeksionet epidurale me steroid.

Ne fakt ky trajtim eshte I komplikuar dhe aplikimi I saj kufizohet ne tre seanca ne vit per shkak te efekteve anesore.

Nga ana tjeter kirurgjia e shtylles kurrizore sjell shume rreziqe dhe efekte anesore, si dhe kufizime pas operacionit ne jeten e perditshme.

Shkalla e pergjithshme e deshtimit te operacioneve te mesit eshte vleresuar deri ne 50%.

Fatmiresisht teknologjia moderne sot ofron menyra jo-invazive dhe plotesisht te sigurta per te trajtuar dhimbjet e shtylles kurrizore, duke adresuar shkakun e problemit, jo vetem simptomat.

BTL – Spinal Decompression ju ofron nje zgjidhje pa efekte anesore dhe nje alternative jo-invazive ndaj kirurgjise se shtylles kurrizore e cila lehteson dhimbjen e shpines pavaresisht origjines apo fazes se saj.

Kjo pajisje eshte ne gjendje ta terheqe diskun ne nje nivel specifik e bazuar ne nje levizje algoritmike.

Ne kete menyre çdo pacient perjeton nje trajtim pa dhimbje, i dhene me nje saktesi precize.

Studimet e mjekeve ne bashkepunim me institucione mjekesore prestigjioze tregojne se pacientet qe u kualifikuan dhe iu nenshtruan trajtimit me Spinal Decompression, paten nje shkalle suksesi prej 88 deri ne 90%.

Gjate nje trajtimi te rehatshem prej 15 minutash me Spinal Decompression, presioni brenda diskut ulet duke krijuar nje efekt vakumi qe sjell lende ushqyese dhe lengje perseri ne disk.

Ne rastin e patologjive degjenerative te diskut, lendet ushqyese dhe lengjet kthehen ne disk, duke rritur lartesine e tij.

Ne rastet e diskut te fryre, terheqja e krijuar nga dekompresioni e terheq berthamen pulpoze perseri ne qender.

Ne menyre te ngjashme edhe ne rastet e diskut te hernizuar, berthama xhelatinoze kthehet perseri ne qender.

Si rezultat, ulet presioni mbi rrenjet nervore te prekura, duke i çliruar pacientet nga simptomat perkatese.

Keto rezultate jane vertetuar ne shqyrtimin e rezonances magentike (MRI) para dhe pas trajtimit te pacienteve te ndryshem.

Patologjite

Spinal Decompression aplikohet ne shumicen e patologjive te disqeve te shtylles kurrizore.

Hernie ose disqe te rreshqitura

Permes krijimit te nje presioni negativ (vakum) midis rruazave, dekompresioni spinal ndihmon ne terheqjen e materialit te diskut te herniuar drejt qendres se tij. Kjo largon presionin nga nervat e shtypur, duke reduktuar dhimbjen dhe duke stimuluar vete-sherimin e diskut permes rritjes se fluksit te lengjeve dhe lendeve ushqyese.

Spondiloze

Ky proces ndihmon ne zgjatjen e hapesirave nderuazore qe ngushtohen si pasoje e degjenerimit dhe konsumimit te moshes (spondilozes). Duke rritur hidratimin e disqeve dhe duke reduktuar ferkimin midis rruazave, pajisja rrit levizshmerine e shtylles kurrizore dhe parandalon perparimin e metejshem te proceseve degjenerative

Dhimbje kronike te mesit ose qafes

Dekompresioni synon burimin e dhimbjes kronike duke shtensionuar ligamentet dhe muskujt e thelle te shtylles kurrizore. Permes cikleve te kontrolluara te terheqjes dhe leshimit, pajisja "riprogramon" zonen e demtuar per te mbajtur nje posture korrekte dhe per te eliminuar tensionin e akumuluar prej vitesh.

Dhimbje qe shpesh rekomandohen per kirurgji

Per pacientet qe perballen me rekomandime per nderhyrje kirurgjikale, kjo terapi ofron nje opsion konservativ me risk zero. Duke krijuar hapesire fizike midis rruazave, ajo lejon trupin te nise procesin natyral te sherimit, shpesh duke evituar nevojen per nderhyrje apo mjekim afatgjate.

Diskopati

Trajtimi fokusohet ne restaurimin e lartesise se diskut ndervertebral te demtuar. Duke lehtesuar ngarkesen mbi disqet e konsumuara, dekompresioni rrit qarkullimin e gjakut dhe lendeve ushqyese ne zonen avaskulare te diskut, duke nxitur rigjenerimin e indeve fibroze.

Radikulpati

Kur rrenjet nervore komprometohen, dhimbja udheton drejt kraheve ose kembeve. Dekompresioni spinal liron menjehere "kyçjen" mekanike mbi nervin, duke eliminuar mpirjen, dobesine muskulore dhe ndjesine e shpimit qe karakterizon radikulopatine.

Si Funksionon Trajtimi me Spinal Decompresion?

Pacienti vendoset ne pajisjen e specializuar per dekompresionin spinal ne nje ambjent te kontrolluar.

Trajtimi aplikon terheqje te bute dhe te programuar ne shtyllen kurrizore, duke krijuar efektin e dekompresionit midis vertebrave.

Ky dekompresion ndihmon ne reduktimin e stypjes se disqeve intervertebrale dhe nervave, duke lehtesuar presionin ne zonat e demtuara.

Dekompresioni spinal permireson qarkullimin e gjakut dhe furnizimin me lende ushqyese te disqeve, nxit rigjenerimin e indeve dhe redukton dhimbjen pa nderhyrje kirurgjikale.

Staf i specializuar

Ne Vital Age Clinic ju trajtoheni nga nje ekip profesionistesh te perkushtuar qe kombinojne pervojen shumevjecare me teknologjine me te avancuar ne mjeksine dhe rehabilitimin. 

Cdo specialist i yni eshte i certifikuar ne fushen perkates dhe ndjek vazhdimisht trajnime per te garantuar standardet me te larta te kujdesit mjekesor.

Stafi yne bashkepunon ngushte per te krijuar plane trajtimi te personalizuara, duke u fokusuar ne sherim te shpejte, rezultate afatgjata dhe permiresim te cilesise se jetes se cdo pacienti.

Deshmi te Pacienteve

Deshmi te Pacienteve

E Certifikuar Nderkombtarisht​

Rezultat i Garantuar​

Trajtimet ne kliniken Vital Age kane nje rezultat te garantuar.

Ne kliniken tone ne numerojme dhjetera raste suksesi te pacienteve te cilet kane gjetur zgjidhje per trajtimin e patologjive te tyre me ane te terapive inovative ne nje kohe teper te shkurter.

Ne u sugjerojme pacienteve tane qe te kryejne egzaminimet perkatese para dhe pas terapise ne menyre qe ata te njihen me ndryshimet dhe rezultatin e perfituar prej saj.


Pyetjet e bera me shpesh

Spinal Decompression eshte nje alternative jo-invazive ndaj kirurgjise se shtylles kurrizore, qe trajton si shkakun ashtu edhe pasojat e dhimbjes se shpines. Ajo ofron mundesi te panumerta trajtimi per dhimbjen e mesit, pavaresisht origjines se saj.  eshte dekompresioni i pare i automatizuar per dhimbjen e qafes, qe zevendeson terapine manuale me saktesi dhe efikasitet me te larte.

Shume paciente raportojne lehtesim te dhimbjes qe pas 2-3 seancave, ndersa permiresimi i plote arrihet gradualisht gjate trajtimit.

Spinal Decompression vepron duke krijuar nje force te kontrolluar te shtrirjes ne shtyllen kurrizore, e cila:

  • Ul presionin mbi disqet intervertebrale
  • Krijon nje efekt “vakumi” qe terheq diskun e rreshqitur ne pozicion
  • Lehteson ngjeshjen e nervave spinale
  • Permireson qarkullimin e gjakut dhe oksigjenimin e indeve
  • Nxit procesin natyral te rigjenerimit te disqeve dhe kyçeve

Rezultati eshte nje ulje e ndjeshme e dhimbjes, rikthim i levizshmerise dhe permiresim i funksionit te shtylles kurrizore — pa operacion, pa ilaçe dhe pa kohe rikuperimi.

Ky trajtim eshte i pershtatshem per paciente qe vuajne nga:

  • Hernie ose disqe te rreshqitura (cervikale dhe lumbare)
  • Spondiloze (degjenerim i shtylles kurrizore)
  • Dhimbje kronike te mesit ose qafes
  • Dhimbje qe shpesh rekomandohen per kirurgji
  • Simptomat e nervit shiatik
  • Mpirja e krahut
  • Diskopati (Degjenerim i diskut te shylles kurrizore)
  • Radikulpati (Prekja e nervit nga degjenerimet e diskut)

Po, Spinal Decompression konsiderohet nje trajtim shume i sigurt, kur kryhet nga profesioniste te kualifikuar dhe me pajisje te certifikuara mjekesore sic eshte BTL Spinal Decompression.

Ka disa raste te veçanta ku trajtimi nuk rekomandohet:

  • Fraktura te fresketa te shtylles kurrizore
  • Tumore ose infeksione ne shtylle
  • Osteoporoze shume e avancuar
  • Shtatzeni
  • Pacemaker ose implante specifike te ndjeshme ndaj tensionit

Per kete arsye, para çdo trajtimi behet nje vleresim i plote mjekesor per t’u siguruar qe terapia eshte e pershtatshme dhe 100% e sigurt per ty.

Jo. Spinal Decompression eshte nje trajtim plotesisht i rehatshem dhe pa dhimbje. Gjate seances, pacienti ndjen nje ndjesi te lehte te terheqjes dhe relaksimit te muskujve te shpines.

Po, ka prova klinike qe tregojne se Spinal Decompression eshte nje trajtim efektiv vecanerisht per paciente me patologji si hernie disqesh dhe radikulopati lumbare.

Nje seance tipike zgjat rreth 15-30 minuta, ne varesi te gjendjes se pacientit dhe zones qe trajtohet.

Numri i seancave ndryshon sipas shkalles se demtimit. Zakonisht rekomandohen 10–20 seanca, te shperndara ne disa jave, per te arritur rezultatet me te mira dhe te qendrueshme.

Po. Spinal Decompression shpesh konsiderohet alternativa me e sigurt dhe efektive ndaj operacionit te shtylles kurrizore, veçanerisht per pacientet qe duan te shmangin nderhyrjet invazive dhe rikuperimin e gjate pas operacionit.

Keni Pyetje?

Nese keni paqartesi ose deshironi te zbuloni nese jeni nje kandidat i pershtatshm per te kryer Trajtimin Red Light per patologjine tuaj rezervoni nje konsulte FALAS duke klikuar ne butonin e meposhtem.

Pergjate kesaj konsulte, Pt.Mirjan Qerimi i cili eshte gjithashtu i specializuar ne Rome per Mjekesine Hiperbarike do te beje nje vleresim te detajuar te gjendjes dhe patologjise tuaj.

Ai do t’ju informoje ne menyre te personalizuar se si Terapia Red Light mund te trajtoje patologjine tuaj, Protokollin e trajtimit si dhe pritshmerite qe duhet te keni pergjate dhe pas trajtimit.

Kjo konsulte nuk ka per qellim t’ju imponoje qe te filloni Terapine. Qellimi i kesaj konsulte eshte informimi ne menyre te personalizuar dhe dhe te detajuar ne baze te patologjise tuaj.

Rezervoni Sot Konsulten Tuaj duke na vizituar prane ambjenteve te klinikes tone tek Rezidenca “Lake View”, Tirane” ose Telefononi duke klikuar ne butonin e meposhtem.