Riktheni Vitalitetin dhe Energjine tuaj ne Kohe Rekord, nepermjet Terapise Red Light pa Dhimbje dhe pa Efekte Anesore.

Pse drita eshte celesi i munguar i mireqenies tone?

Ne trupin e njeriut, energjia  mundeson qe neuronet te percojne sinjale, te kontraktojne muskujt si dhe te nxisin sistemin imunitar te luftoje semundjet.

Qelizat tona prodhojne energji permes mitokondrive te cilat luajne rolin e “gjeneratoreve” te vegjel qe shnderrojne ushqimin ne energji te perdorshme me ane te se ciles ne kryejme aktivitetin tone te perditshem.

Nje perberes kryesor qe te kryhet ky process mundesohet nga energjia qe marrim nga dielli. 

Drita e diellit eshte thelbesore per funksionimin e trupit dhe ndikon ne gjithçka — nga menyra se si qelizat tona komunikojne me njera-tjetren deri te menyra se si trupi yne rikuperohet nga stresi.

Mesatarisht, nje person kalon mbi 90% te kohes se tij ne ambiente te mbyllura. Mungesa e drites se diellit mund te prishe ekuilibrin natyror te trupit, duke çuar ne lodhje, shqetesime me gjumin, inflamacion kronik, dobesim te muskujve, ulje te perqendrimit dhe mireqenies mendore.

TheraLight 360i eshte kapsula me e avancuar jo-invazive ne industrine e terapise me drite te kuqe dhe infra te kuqe te afert (IR & NIR) per te gjithe trupin, e cila ofron fotobiomodulim te avancuar

Vecoria e kesaj paisje eshte teknologjia PEMF (Pulsed Electromagnetic Field) e cila eshte nje metode terapeutike jo-invaziv qe perdor fusha elektromagnetike per te stimuluar dhe riparuar qelizat e trupit. Ajo funksionon duke derguar impulse magnetike me frekuence te ulet, te cilat depertojne thelle ne inde, ne systemin kockor dhe muskuj per te rritur potencialin elektrik te qelizave. Permes ketij procesi, teknologjia stimulon drejtperdrejt mitokondrite per te prodhuar me shume ATP, qe eshte njesia baze e energjise qelizore.

Nje nga perfitimet kryesore te PEMF eshte reduktimi i menjehershem i inflamacionit dhe menaxhimi efektiv i dhimbjeve kronike, si ato te artritit apo dhimbjeve te shpines. Perveç kesaj, kjo terapi pershpejton ndjeshem sherimin e frakturave kockore dhe rigjenerimin e indeve te demtuara pas nderhyrjeve kirurgjikale.

Ne aspektin e mireqenies mendore, teknologjia PEMF ndihmon ne rregullimin e gjumit dhe reduktimin e stresit duke permiresuar balancen e neurotransmetuesve si serotonina. Perdorimi i saj rrit qarkullimin e gjakut dhe oksigjenimin e indeve, gje qe çon gjithashtu ne nje rikuperim me te shpejte per sportistet pas aktiviteteve fizike intensive.

Ne kombinim me driten infra te kuqe (IR & NIR), perfitimet e saj amplifikohen duke ofruar nje qasje holistike per shendetin e lekures dhe mbrojtjen neurologjike.

Dhjetera vite kerkime, perfshire mijera artikuj shkencore te rishikuar nga eksperte, tregojne se disa gjatesi vale te drites kane efekte pozitive ne trupin e njeriut. Rrezet e drites infra te kuqe (IR & NIR) kane treguar se rrisin aftesine e trupit per te prodhuar energji dhe reduktojne demet e shkaktuara nga stresi oksidativ. Keto forma drite gjithashtu kane efekte anti-inflamatore, te cilat mund te permiresojne menyren se si jetojme dhe si ndihemi.

RED LIGHT

Terapia Red Light aplikohet ne nje game te gjere patologjish qe vijne me dhimbje.

Rimekembja pas aktivitetit sportiv

Drita e kuqe deperton thelle ne indet muskulore duke stimuluar mitokondrite per te prodhuar me shume energji (ATP). Kjo pershpejton riparimin e fibrave muskulore, redukton prodhimin e acidit laktik dhe minimizon kohen e nevojshme per rikuperim pas stervitjeve intensive.

Menaxhimi i dhimbjeve kronike

Permes reduktimit te inflamacionit sistemik dhe permiresimit te qarkullimit lokal, kjo terapi ndihmon ne bllokimin e neurotransmetuesve te dhimbjes. Eshte nje zgjidhje efektive dhe pa medikamente per dhimbjet e vazhdueshme te shpines, qafes dhe muskujve.

Artriti dhe dhimbjet e kyçeve

Terapia Red Light rrit prodhimin e kolagjenit dhe lengut sinovial ne artikulacione. Kjo ndihmon ne reduktimin e ngurtesimit mengjesor, lehteson ferkimin e kyçeve dhe permireson levizshmerine te personat qe vuajne nga osteoartriti apo artriti reumatoid.

Sherimi i plageve dhe demtimeve

Duke stimuluar angiogjenezen (formimin e eneve te reja te gjakut) dhe proliferimin e fibroblasteve, kjo terapi pershpejton mbylljen e plageve, sherimin e hematomave dhe rigjenerimin e indeve te demtuara nga lendimet e ndryshme.

Kushtet e lekures dhe anti-plakja

Kjo eshte nje nga perdorimet me te njohura per "Longevity". Drita stimulon elastinen dhe kolagjenin, duke zbutur rrudhat, reduktuar shenjat e akneve dhe rosaceas, si dhe duke i dhene lekures nje shkelqim dhe teksture me te shendetshme.

Suporton humbjen e peshes

Studimet tregojne se gjatesite e valeve te drites infra te kuqe mund te ndikojne ne adipocitet (qelizat dhjamore), duke i bere ato te çlirojne permbajtjen e tyre yndyrore. E kombinuar me aktivitet fizik, kjo terapi ndihmon ne reduktimin e dhjamit lokal dhe permiresimin e metabolizmit.

Si Funksionon Terapia Red Light?

Pacienti ekspozohet ndaj drites terapeutike me vale te kuqe dhe infra te kuqe, ne nje ambjent te kontrolluar, pa dhimbje dhe ne menyre
jo-invazive.

Ekspozimi ndaj kesaj drite stimulon procesin e fotobiomodulimit, i cili aktivizon funksionin qelizor ne nivel mitokondrial.

Fotobiomodulimi rrit prodhimin e energjise qelizore (ATP) duke permiresuar qarkullimin e gjakut dhe furnizimin e indeve me oksigjen dhe lende ushqyese.

Ky aktivizim qelizor pershpejton rigjenerimin e indeve te demtuara, redukton inflamacionin dhe dhimbjen, duke ndihmuar ne trajtimin e patologjive te ndryshme ne menyre te shpejte, te sigurt dhe pa efekte anesore.

Shume studime kane raportuar humbjen e disa centimetrave ne zonen e belit dhe vitheve tek pacientet te cilet kane kryer terapise me Prism Light Pod. Studime te tjera mbeshtesin efektet e saj reduktuese mbi celulitin. Edhe pse mekanizmi i sakte nuk eshte plotesisht i qarte, duket se ky lloj drite stimulon qarkullimin e gjakut duke nxitur prodhimin e oksidit nitrik (nje vazodilatator) dhe ben qe qelizat dhjamore te clirojne acidet yndyrore serisht ne qarkullimin e gjakut, ku mund te digjen duke prodhuar energji.

Terapia me Prism Light Pod eshte treguar gjithashtu se stimulon prodhimin e kolagjenit dhe elastines, dy proteina kryesore qe gjenden ne gjithe trupin dhe qe jane pergjegjese per forcen dhe elasticitetin e lekures dhe indeve tona. Celuliti shkaktohet jo vetem nga teprica e dhjamit, por edhe nga kolagjeni dhe elastina jo te shendetshme. E kombinuar me masazh, terapia me drite te kuqe ka rezultuar ne nje reduktim te celulitit deri ne 75%!

Nje diete e shendetshme kryesisht me baze bimore, e kombinuar me aktivitet fizik te perditshem, eshte plani me i mire kunder plakjes, sidoqofte vitet lene gjurmet e tyre ne pamjen e lekures pavaresisht stilit te shendetshem te jeteses. Reduktimi i ketyre shenjave te plakjes permes terapise me Prism Light Pod eshte nje alternative shume me e shendetshme se Botox-i apo nderhyrja kirurgjikale i fytyres lifting.

Aftesia e drites se kuqe per te stimuluar prodhimin e kolagjenit dhe per te reduktuar inflamacionin e ben kete terapi nje opsion te fuqishem per te ruajtur nje lekure rinore. Nese jeni te shqetesuar per rrudhat ose shenjat e tjera te plakjes ne lekure, terapia me drite te kuqe mund te ndihmoje. Nje studim i publikuar ne Journal of Physical Therapy Science gjeti nje reduktim te ndjeshem te rrudhave rreth syve si dhe nje rritje te hidratimit te lekures permes perdorimit te terapise me drite me intensitet te ulet.

Kerkimet me te fundit mbi fibromialgjine dhe lodhjen kronike sugjerojne se keto dy gjendje shkaktohen, pjeserisht, nga demtimi i funksionit te mitokondrive dhe rritja e inflamacionit qe ndodh si ne trup ashtu edhe ne tru. Fale efekteve anti-inflamatore te drites se kuqe, si dhe stimulimit te prodhimit te ATP-se (burimi kryesor i energjise qelizore), kjo terapi eshte nje kandidat i fuqishem si trajtim qe rrit energjine dhe redukton dhimbjen njekohesisht.

Nje studim mbi paciente qe vuajne nga fibromialgjia tregoi nje reduktim te dukshem te dhimbjes, spazmave muskulore, ngurtesise se mengjesit dhe te numrit te pikave te ndjeshmerise pas trajtimit me terapine Prism Light Pod.

Truri yne perdor 20% energji nga totali I energjise tone trupore, me shume energji se çdo organ tjeter. Skanimet rezonances magentike (MRI) kane vertetuar se fotonet e drites NIR depertojne ne kafke, duke rritur qarkullimin e gjakut ne tru dhe duke nxitur mitokondrite te prodhojne me shume ATP. Rezultati eshte me shume qartesi dhe aftesi me te mprehta mendore.

Edhe pacientet me demtime traumatike te trurit apo me PTSD (çrregullim i stresit post-traumatik) kane pare permiresim nga terapia me Prism Light Pod. Nje studim tregoi se pacientet me demtime kronike te trurit shfaqen permiresime ne mesimin verbal, kujtese, gjume me cilesor dhe me pak simptoma te PTSD-se.

Terapia me drite eshte perdorur per dekada me radhe per trajtimin e depresionit sezonal. Por a mund te kete drita e kuqe efekt edhe tek ata qe vuajne nga depresioni dhe ankthi gjate gjithe vitit?

Kur studiuesit rishikuan te gjitha studimet ekzistuese mbi trajtimin e depresionit dhe ankthit me terapi me drite te kuqe dhe NIR, ata e konsideruan ate si nje trajtim “premtues” per depresionin kronik, ankthin dhe çrregullimet traumatike te trurit.

Shume studime kane vertetuar ndikimin pozitiv qe terapia me drite te kuqe dhe NIR ka mbi shendetin e dhembeve, mishrave te dhembeve dhe indeve perreth. Disa nga keto perfitime perfshijne aftesine per te luftuar infeksionet, per te reduktuar dhimbjen, per te pakesuar kandidiazen orale (infeksion i shkaktuar nga mbirritja e majase Candida) dhe per te permiresuar ndjeshmerine e dhembeve.

Gjithashtu, kjo terapi pershpejton sherimin pas procedurave dentare.

Gjendra tiroide luan nje rol jetik ne shendetin tone duke rregulluar shume funksione trupore permes nje fluksi te vazhdueshem te hormoneve tiroide qe çliron ne gjak. Çrregullimet e tiroides shkaktojne simptoma si: lodhje, depresion, humbje kujtese, ankth, pagjumesi dhe shtim ne peshe.

Trajtimet tradicionale zakonisht perbehen nga perdorimi i medikamenteve gjate gjithe jetes, te cilat shpesh shoqerohen me efekte anesore.

Kerkimet klinike po tregojne se terapia me prism light pod eshte nje trajtim natyral per problemet e tiroides. Tek pacientet me hipotiroidizem te shkaktuar nga tiroiditi autoimun kronik, 47% e tyre arriten te ndalonin plotesisht marrjen e medikamenteve tiroide pas perdorimit te terapise me drite.

Problemet me tiroide jane te zakonshme, por mund te reduktohen ose madje edhe te zgjidhen permes terapise me drite te kuqe.

Ekzistojne shume shkaqe te renies se flokeve, si psh. problemet me tiroidet, medikamentet, stresi e tj. Ndersa disa njerez e pranojne humbjen e flokeve me qetesi, per te tjere kjo mund te shkaktoje nje ndikim negativ ne vetebesim si dhe menyren se si ata e perceprojne imazhin e tyre.

Eshte befasues fakti qe 40% e grave mbi moshen 40 vjeç kane renie te dukshme flokesh.

Studime te shumta kane treguar se terapia me drite te kuqe mund te ndihmoje jo vetem ne rigjenerimin e flokeve, por edhe ne volumin e tyre.

Inflamacioni kronik eshte lidhur me pothuajse çdo semundje, nga kanceri te semundjet e zemres, Alzheimeri, artriti, astma, depresioni madje edhe obeziteti. Inflamacioni mund te shkaktohet nga nje infeksion, nje çrregullim autoimunitar, ose nga ekspozimi afatgjate ndaj kimikateve dhe ndotesve.

Zgjedhjet e stilit te jeteses luajne nje rol te madh ne shfaqjen e ketij problemi shume te zakonshem.

Siç eshte permendur me heret, drita e kuqe dhe NIR kane nje efekt anti-inflamator ne trupin e njeriut. Michael Hamblin, nje studiues ne Harvard i konsideruar ekspert ne fushen e terapise me drite te kuqe, ka kryer kerkime te gjera mbi mekanizmat e shumte me te cilet kjo terapi redukton inflamacionin ne disa gjendje kronike, perfshire artritin, dhimbjet inflamatore dhe inflamacionin e mushkerive.

Terapia me drite te kuqe mund te ofroje shprese te madhe per shume nga semundjet “moderne” te diteve te sotme, dhe studime te metejshme jane ne zhvillim ndersa terapia me drite te kuqe dhe NIR po behet gjithnje e me e perhapur.

Staf i specializuar

Ne Vital Age Clinic ju trajtoheni nga nje ekip profesionistesh te perkushtuar qe kombinojne pervojen shumevjecare me teknologjine me te avancuar ne mjeksine dhe rehabilitimin. 

Cdo specialist i yni eshte i certifikuar ne fushen perkates dhe ndjek vazhdimisht trajnime per te garantuar standardet me te larta te kujdesit mjekesor.

Stafi yne bashkepunon ngushte per te krijuar plane trajtimi te personalizuara, duke u fokusuar ne sherim te shpejte, rezultate afatgjata dhe permiresim te cilesise se jetes se cdo pacienti.

Deshmi te Pacienteve

Para & Pas

E Certifikuar Nderkombtarisht​

Rezultat i Garantuar​

Trajtimet ne kliniken Vital Age kane nje rezultat te garantuar.

Ne kliniken tone ne numerojme dhjetera raste suksesi te pacienteve te cilet kane gjetur zgjidhje per trajtimin e patologjive te tyre me ane te terapive inovative ne nje kohe teper te shkurter.

Ne u sugjerojme pacienteve tane qe te kryejne egzaminimet perkatese para dhe pas terapise ne menyre qe ata te njihen me ndryshimet dhe rezultatin e perfituar prej saj.

Pyetjet e bera me shpesh

Efektet e para zakonisht ndjehen pas disa seancash, shpesh qe ne javen e pare te trajtimit. Disa paciente raportojne reduktim te dhimbjes dhe permiresim te energjise qe pas seances se pare, ndersa efektet rigjeneruese dhe anti-inflamatore intensifikohen gradualisht me vazhdimin e terapive.

Terapia Red Light (ose Fotobiomodulimi) eshte nje trajtim jo-invaziv qe perdor drite me gjatesi valore specifike ne spektrin e kuq dhe infra te kuq per te stimuluar qelizat, permiresuar qarkullimin e gjakut dhe rigjeneruar indet.

Drita e kuqe deperton ne shtresat e lekures dhe absorbohet nga mitokondrite – “centralet energjetike” te qelizave. Kjo stimulon prodhimin e ATP-se (energji qelizore), çka ndihmon ne rigjenerimin e indeve, reduktimin e inflamacionit dhe permiresimin e funksioneve biologjike.

  • Rrit prodhimin e kolagjenit dhe elastines
  • Permireson qarkullimin e gjakut
  • Ul inflamacionin dhe dhimbjet
  • Pershpejton sherimin e plageve
  • Ndihmon rigjenerimin e muskujve pas lodhjes fizike
  • Permireson cilesine e lekures dhe tonusin e saj

Po, terapia Red Light eshte plotesisht e sigurt kur aplikohet nga profesioniste te trajnuar. Nuk perfshin rrezatim UV, nuk demton lekuren dhe nuk shkakton efekte anesore serioze. Eshte nje metode e miratuar dhe e perdorur gjeresisht ne mjekesi dhe estetike.

Trajtimi nuk rekomandohet per persona qe:

  • Jane shtatzene (pa miratimin e mjekut)
  • Kane tumore malinje ose semundje onkologjike aktive
  • Perdorin ilaçe fotosensitive
  • Kane plage te hapura ose infeksione aktive ne zonen e trajtimit
  • Dhimbjet muskulare dhe artikulare
  • Inflamacionet kronike
  • Lendimet sportive
  • Aknet dhe problemet e lekures
  • Celulitin dhe demtimet e indeve
  • Alopecine (renien e flokeve)
  • Proceset e ngadalta te sherimit pas nderhyrjeve

Po. Ekzistojne mbi 3000 studime shkencore qe mbeshtesin efektet pozitive te terapise me drite te kuqe ne rigjenerimin qelizor, reduktimin e inflamacionit dhe permiresimin e shendetit te lekures, muskujve dhe nyjeve.

Nje seance tipike zgjat nga 10 deri ne 20 minuta, ne varesi te zones se trajtimit dhe qellimit terapeutik. Terapia eshte e rehatshme dhe pa dhimbje, dhe pas saj mund te ktheheni menjehere ne aktivitetet e perditshme.

Keni Pyetje?

Nese keni paqartesi ose deshironi te zbuloni nese jeni nje kandidat i pershtatshm per te kryer Trajtimin Red Light per patologjine tuaj rezervoni nje konsulte FALAS duke klikuar ne butonin e meposhtem.

Pergjate kesaj konsulte, Pt.Mirjan Qerimi i cili eshte gjithashtu i specializuar ne Rome per Mjekesine Hiperbarike do te beje nje vleresim te detajuar te gjendjes dhe patologjise tuaj.

Ai do t’ju informoje ne menyre te personalizuar se si Terapia Red Light mund te trajtoje patologjine tuaj, Protokollin e trajtimit si dhe pritshmerite qe duhet te keni pergjate dhe pas trajtimit.

Kjo konsulte nuk ka per qellim t’ju imponoje qe te filloni Terapine. Qellimi i kesaj konsulte eshte informimi ne menyre te personalizuar dhe dhe te detajuar ne baze te patologjise tuaj.

Rezervoni Sot Konsulten Tuaj duke na vizituar prane ambjenteve te klinikes tone tek Rezidenca “Lake View”, Tirane” ose Telefononi duke klikuar ne butonin e meposhtem.